in

Gërvalla: Patëm biseda të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar takime të shumta në Bruksel bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.

Përmes një statusi në Facebook, Gërvalla theksoi që kishte biseda të “frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

“Sot gjatë gjithë ditës, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin Bislimi zhvilluam takime të shumta në Bruksel. Filluam me Kryeministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli”.

“Biseda shumë të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi. Nesër na pret një ditë po ashtu shumë e ngjeshur. Me përgjegjësi të plotë dhe seriozitet të lartë në raport me votën e marrë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje

Osmani, takim virtual me Ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton

Kurti i kërkon kryetarit të Parlamentit Evropian sigurimin e vaksinave