in

Gërvalla merr pjesë në takimin ministror të Kartës ShBA-Adriatik në Zagreb

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Pjesë e këtij takimi do të jenë ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga vendet anëtare të Kartës së Adriatikut dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, z.Gabriel Eskobar.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet lidhur me sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kësaj karte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Presidentja Osmani takoi Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon

Shqiptarin që shpëtoi gjashtë pasagjerë nga flakët