in

Gërvalla ia thotë në sy Daçiçit në OKB: Je përgjegjës për vrasje masive në Kosovë!

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi që kryediplomati serb, Ivica Daçiç të sillet para drejtësisë ndërkombëtare.

Ajo në tri gjuhë, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe e akuzoi Daçiçin për krime lufte, vrasje masive dhe përdhunime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ivica Daçiç tani ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë është përgjegjës për vrasje masive, dhunim si armë e luftës dhe krime lufte. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte…Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ishte dora e djathtë e kasapit të Ballkanit, Millosheviq”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare, në fjalinë e parë porsa mori fjalën u ankua që nuk u lejua të flasë në gjuhën shqipe në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku po diskutohet raporti për Kosovën.

Zotëri Daçiq foli me gjuhën e popullit të vet dhe jo në gjuhën angleze siç bëjnë shumica. Edhe unë dua të flas në gjuhën shqipe, por kjo më është mohuar kjo e drejtë”, shtoi Gërvalla. Ajo tha se raporti i UNMIKU-ut për Kosovën ka gabime të mëdha.

Sa i përket raportit të UNIMIK më shumë se 90 nga 100 pika ka gabime të vogla, të mesme dhe të mëdha. Ka gjëra që mungojnë në raport, boshllëqet dhe problemet nga UNMIKU në Kosovë tani janë gjëra të njohura. Ne jemi duke bërë përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme për paqe dhe stabilitet, por UNMIKU nuk po i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Prandaj kjo më shpie mua tek çështja e zhvillimeve të rëndësishme për paqe dhe stabilitet. Në raportin e UNIMIK-ut psh, Procesi i Berlinit përmendet vetëm si fusnotë, as samiti i mbajtur në Berlin dhe as ai Tiranë nuk përmenden në raport”, shtoi Gërvalla.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Gërvalla u shpreh se kur Kosova nënshkruan diçka e mban fjalën, ndryshe nga Serbia që marrëveshjen i bën vetëm si farsë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

I akuzuari për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit donte të vriste "shumë njerëz"

Kthjellime dhe vranësira kalimtare për territorin shqiptar