in

Gent Cakaj viziton të premten Kosovën

Nesër në Kosovë do të vijë për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit zyrtar do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.

“Mediat janë të mirëseardhura për të mbuluar këtë aktivitet. Do të ketë pamje dhe fotografi nga takimi, e gjithashtu, konferencë të përbashkët për shtyp, në fund të takimit. E premte, 4 dhjetor 2020, Ora: 14:00. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Lini një Përgjigje

Selmanaj kërkon falje publike: Saranda, Besarta, Gramozi janë historia e popullit

Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025