Vendimi i ministres serbe, Marija Obradoviq, e cila ka refuzuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit për ta shpallur qytetar nderi ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka nxitur reagimin e qytetarëve në Bujanoc dhe në Preshevë.
“Gent Cakaj, nderi i Bujanocit dhe gjithë Luginës” dhe “Gent Cakaj, nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës” është nisma e fundit qytetare, ku sot, është kurorëzuar me bilborde në qytetet me shumicë shqiptare.
Siç shihet edhe nëpër fotografi, bilbordet, janë vendosur në qendrat e dy qyteteve në Preshevë dhe Bujanoc, por ende nuk dihet saktësisht se kush i ka vendosur ato.
Kujtojmë që, javë më parë, Kuvendi komunal i Bujanocit, ka votuar që ministri Gent Cakaj, të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit, por një gjë është refuzuar nga ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale, Marija Obradoviq./LUGINALAJM/