Viti 2000 me Bacin Rifë, me një shati me bisht të thyem u munduem mi drejtue do dërrasa të vorrezave të Baces Shaban, Hamzes me gjoks të Mic Sokolit etj.
Rreth nesh na e dridhëshin tokën zhurmat e xhipave të disa komandantëve, qe endëshin rreth nesh ,,pa pikë turpi kuptohet.
1. Miq, a u ditë, kush e lajmeroj Bacin Rifë në natën e 30 dhjetorit 1991, qe erdhi fshehtas nga Gjermanie, kur ketë info e kishte vetëm një rreth i ngusht?
2. Kush e lajmeroj edhe mos prezencën e Ademit e Hamzes, në sulmin qe iu bë familjes në janar-1998 e qe Baci Shaban luftoië thuajse i vetem?
3. Kush e sabotoi me armë, duke e lenë me armatim të lehtë ani pse armatimi i randë ishte blerë?
4. Kush ishin ata, qe natën e 4 marsit-1998, Baci Adem iu tha: hajdeni kush e keni ndërmend se keta hekur/armatim serbia për mu e ka sjell?
5. Kush e bleu tokën e mbushur me gjak të ketyre dhe shumë burrave të tjerë, me çmim 1 euro dhe shiti mija herë më shtrejt.
O miq, gjeneratat e reja duhet ta dijnë të vërtetën për gjithëçka qe ka ndodh.