in ,

Gazeta britanike, “Express: Skocia e pavarur do të shpërfillej si Kosova në Spanjë

Gazeta britanike, “Express”, duke shkruar për pavarësimin e mundshëm të Skocisë nga Britania e Madhe, ka bërë krahasim me pritjen e Kosovës në Spanjë gjatë ndeshjes futbollistike për eliminatoret e Kupës së Botës “Katari 2022”.

Kjo gazetë shkruan se një eksperte ligjore i ka thënë që Skocia e pavarur do të trajtohej në të njëjtën mënyrë si Kosova nga Spanja,

Fitorja e Spanjës 3 me 1 kundër Kosovës të mërkurën në mbrëmje për kualifikimet e Kupës së Botës ishte e mbushur me kundërthënie. Emri i Kosovës ishte i shkruar me shkronja të vogla në ekran për shkak se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për mediumin britanik, Mar Aguilera Vaques, profesoreshë e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Barcelonës, tha se nëse Skocia do të bëhej e pavarur, do të trajtohej në mënyrën e njëjtë nga Spanja siç kjo e fundit e trajtoi Kosovën.

“Patëm një ndeshje futbolli. Spanja kundër Kosovës dhe ishte skandali më i madh. Në televizionin spanjoll e shkruan Kosovën me shkronja të vogla, sepse Spanja nuk ia njeh pavarësinë. Supozoj se njësoj do të ishte edhe për Skocinë, sigurisht”, deklaroi profesoresha Vaques.

Spanja është përballur disa herë me krizë politike për shkak të përpjekjeve të Katalonjës që ta shpallë pavarësinë.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka dënuar me dhjetëra vjet burgim disa udhëheqës separatistë për shkak të aktivitetit të tyre politik. Disa të tjerë janë duke jetuar në ekzil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Pakës dritë për veprimtarin atdhetar- Qerim bej Mahmutbegollit, firmëtarit të pavarësisë

Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm policit Shefki Spahiu