in

Gashi: Xhamajka e ndali njohjen pasi Kurti prishi raportet me ShBA-në

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka fajësuar edhe një herë Albin Kurtin për ftohjen e raporteve me SHBA-në, saqë sipas tij u bllokua edhe njohja e Kosovës nga Xhamajka.

“Glauk Konufca duhet të jap sqarime se çfarë ndodhi. Paraprakisht çka ka ndodhë, ju e keni skandalin me njohjen nga Xhamajka kur z.Glauk Konufca, ambasadorja e Kosovës në Washington deklaruan se na njohu Xhamajka dhe ajo u ndal diku, u zhduk sepse sponsorizuesit tonë kryesor i ndalën motorët për njohjen nga Kosova. Jam çudit pse nuk e keni pyetur Glauk Konufcën pse u ndal njohja. Sipas njohurive të mia SHBA kanë thënë se ju po doni të ecni pa përkrahjen tonë”, tha ai në emisionin Politiko të Kanal 10.

Gashi i pyetur se nëse SHBA-ja pati në gisht në këtë rast, ai tha se janë disa gjëra që nuk mund të thuhen.

“Janë disa gjëra që nuk mund të thuhen eksplicit. Unë po i përfoli por nuk po i citoj. Kur t’i keni kandidatët për kryeministër sidomos z, Kurti, Hoti, Osmani, Mustafa të gjithë partnerët pyetni çfarë mesazhe kanë marrë në baza ditore nga SHBA.

Lini një Përgjigje

IPK rekomandon suspendimin e 7 policëve, 3 prej tyre arrestohen për keqtrajtim

Konjufca: VV e rishqyrton zhvendosjen e ambasadës në Izrael