in

Gashi – Osmanit: S’është demokratike të bllokohet shteti për përfitime elektorale

Shefi i deputetëve të LDK’së po e cilëson si qasje bllokuese, faktin që sot kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk e ka proceduar kërkesën e LDK’së për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të vendoset në votim Buxheti për vitin 2021. Sipas Arben Gashit, s’është demokratike e as institucionale që të bllokohet shteti me qëllim të përfitimeve elektorale.

Kryetari në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, po kërkon me ngulm që të votohet Buxheti për vitin 2021 përpara se të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, me qëllim të shmangies së një kolapsi të plotë të shtetit.

Duke u nisur nga një urgjencë e tillë, sot shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të hënën, e në të cilën do të votohet Buxheti për vitin 2021.

Megjithatë një kërkesë e tillë s’është proceduar në zyrën e kryetares së Kuvendit me arsyetimin se s’ka mbërritur asgjë në zyrën e saj deri në orën 16:00.

“Kryetares së Kuvendit, dr. Vjosa Osmani nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme deri në orën 16:00”, ka thënë Kupina Expressit.

 “Kjo qasje reflekton një qasje refuzuese dhe bllokuese ndaj procesit me qenësor te stabilitetit të përgjithshëm ekonomik, social dhe politik, në një periudhe krize të paprecedent globale dhe lokale, si miratimi i Buxhetit të Shtetit”, ka thënë Gashi, sipas  Expressit.

Lini një Përgjigje

'Midis 70 dhe 90 për qind e popullsisë duhet të vaksinohen për imunitetin e tufës'

Urimi i Hotit për Krishtlindje