in

Gashi i ia përmend demarkacionin VV-së

Arben Gashi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, në seancën që po mbahet për votimin e Qeverisë Kurti, ia ka përmendur Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) temën e demarkacionit dhe pakon e Ahtisaar’it, për të cilat ka thënë se kanë qenë kauzat kryesore të saj në opozitë.

Gashi e ka komentuar edhe fjalimin e quajtur ‘ekspoze’ të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, në Kuvend, duke thënë se në të nuk pati gjë tjetër veçse retorikë boshe.

“U harruan tema për të cilën u vranë njerëz në rrugë të këtij qyteti. U tha që kompromisi ynë është pakoja e presidentit Ahtisaari, por u harrua çfarë dhune u shkaktua pikërisht për këtë temë. Pak çka u deklarua për temën e demarkacionit, për të cilën u terrorizua ky kuvend. Ishte kauza kryesore e opozitarizmit në vend”, deklaroi ai./GB

Lini një Përgjigje

Talat Xhaferi uron Konjufcën për postin e kryeparlamentarit

Hamza pyet VV-në se ku mbeti shërbimi ushtarak