Fragment nga një shkrim më i gjatëKy ishte perfaqsuesi i Pejës, Gjakovës e Plavës në shpalljën e pavarësisë.U lind në Janinë (1880) dhe vdiq në Nju Jork. Në mengjesin e 3 tetorit 1949 në Hotelin Winthrop të Manhatenit, Nju Jork, u gjet i vdekur diplomati, publiciti, ministri, patrioti e kryeballisti Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami e Naim Frashërit. Nga ajo ditë e deri sot, ka mbetur enigmë vdekja e tij. U vra, apo vdiq nga sulmi në zemër, siç i tha në atë kohë?Nuk ishte vetem vdekja e tij enigmë.
Edhe në jetën e tij publike e personale Mithat Frashëri kishte përplot ngjarje të medha, e enigma e sekrete, disa nga të cilat nuk janë shumë të njohura as në ditët e sotme. Pë shembull: Pak njerëz dijnë qe i biri i Abdyl Frashërit nje kohë ishte edhe konsull i Shqipërisë në Beograd. Në punë diplomatike sherbeu edhe në Athinë, në Paris e në Washington. Qytetarët e Pejës, ose Gjakovës, ndoshta nuk dijnë shumë për faktin që Mithat Frashëri ishte perfaqsues i Pejës, Plavës e Gjakovës, në shpalljën e pavarësisë në Vlorë me 1912, ndonëse s kishte lind as jetuar kurr në këto qytete . Jeta e tij publike dhe ajo intime, ishin beteja, por edhe avantura me suksese e rreziqe. Ai jetoi në disa qendra të Europës, diku si ambasadorë, diku si publist, e në Rumani edhe si i burgosur.
E kritikoi Ismail Qemalin, por hyri në Qeverinë e tij, pastaj dha dorëheqje. Ishte ministër në disa qeveri nën liderë të ndryshem, nga Ismail Qemali, Turhan Pasha deri të Princ Vidi.Mithat Frashëri ra në sy edhe si dashnor, me shumë lidhje më femra të njohura e të panjohura të kohës së tij, kryesisht të huaja. Nga këto romansa mund të bëhet një libër i veçantë. Njëra nga mikeshat e tij ishte edhe shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane, autore e librit “Majat e Shalës ” Por, asnjëherë nuk u martua. Ishte edhe kryetar i Kongresit të Manastirit, dhe pastaj i Konferencës së Paqës në Paris. U bë edhe kryetar i “Komitetit Shqipëria e Re”, organizatë e krijuar në Perendim me ndihmen anglo-amerikane, për të rrezuar sistemin enverist të Shqipërisë. Ky njeri i veçantë që komunikonte ne 5 gjuhë, ishte edhe publisist i shquar, themelues i disa revistave në Ballkan, (Liria, Kalendarin Kombtar, Dituria) dhe një kohë gazetar i stacionit britanik BBC. Ishte njëri ndër themeluesit e Ballit Kombtar, pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes. Njihet edhe me emrin Lumo Skendo.
Disa e quajten “Gjeni i kombit” e disa të tjerë e akuzuan për bashkëpunim me pushtuesit e ShqipërisëVdekja e Mithat Frashërit në Nju Jork, pos pikllimit të madh nxiti edhe disa dilema e dyshime: A ishte kjo vdekje, apo vrasje. Natyrale apo e shkaktuar? Në kohen e vdekjës së tij dominuan këto sypozime mbi shkakun e vdekjës.Mithat Frashëri kishte arrijtë në Nju Jork, nga Londra, vetem dy javë para se të vdiste. Tri ditë para vdekjës ishte takuar me spiunin e njohur Kim Filbi, për të cilin asokohe thuhej se ishte spiun i Prendimit, mirëpo më vonë zubulohet qe ai kishte qenë i dyfishte, pasi kishte spiunuar edhe për Lindje (Bashkim Sovjetik). Ai kishte minuar disa perpjekje te opozitës shqiptare anikomuniste nga Perendimi për rrëzimin e Enver Hoxhës. Është thënë qe, në atë kohë, CIA amerikane në bashkëpunim më Frashërin e disa mergimtarë shqiptaro-amerikaë, kishte një projekt konkret për rrezimin e këtij sistemi. Sipas kësajë variante të dyshimit, besohet se Mithat Frashërin e vrau Sigurimi i Shqipërisë. Mirëpo, ky sypozim nuk ka mbeshtetje të fuqishme në fakte as në logjikën e shëndoshë. Sigurimi i Shqipërisë në ato kohë ishte tepër i ri për operacione të komplikuara.Sipas një dyshimi tjetër, Mithat Frashërin në Nju Jork mund ta ketë vrarë sigurimi sekret sovjetik i njohur me emrin KGB. Shqipëria në ato kohë ishte afruar me sovjetikët dhe ata mund ta kenë bërë këtë, më kerkesë, ose për mbrojtur sistemin komunist shqiptar, të cilin e shihnin si aleat të ardhshem ideologjik e politik.
Varianta tjetër e vrasësëve të mundëshem të Frashërit lidhet me mbretin Ahmet Zogu. Egzistojnë dyshime qe Zogu mund ta ketë eliminuar Mithat Frashëin nga se i është friguar perkrahjës e besimit qe Frashëri kishte fituar nga amerikanët, sidomos fuqizimit të ti me Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Zogu mund të ketë llogaritur qe, nëse Frashëri me ndihmen e amerikanëve e rrëzon Enverin, atëherë, ai do të zë vendin e liderit në Shqipërinë pot-komuniste dhe kështu do të eliminohej mundësia e këthimit të mbretit në Shqipëri. Duke eliminuar Mithat Frashërin, ai eliminonte këtë rrezik. Edhe ky dyshim, duket i ciptë, nga se Mithat Frashëri kishte hyrë në Amerikë me pasaportë të lëshuar nga vet Mbreti. Ndonëse midis tyre kishte kundërshtime, ato nuk kishin shkuar aq thellë, sa ta rrezikojnë njeri tjetrin…
Harry Dukagjini