in

Frymë vulgariteti e hajnie

Mafiat e Vuçiqit i kanë hy Novi Sadit, kryeqytetit të Vojvodinës, për ta rrënuar urbanikisht për përfitime meskine. Por, qytetarët e atjeshëm po protestojnë, ndërsa mediat i emërtojnë gjerat me emrat e vërtetë:”Estetika dhe fryma e kazermës janë modele ideale tipike për çdo mendje primitive totalitare, jo vetëm asaj vendase radikale-progresiste dhe mendjeve të trazuara primitive të ngjashme me të. Përveç kësaj, në shoqëritë e egra si kjo e jona (me institucione të prishura dhe rend moral) janë ideale për grabitje. 

Përveç tjerash dhe resurseve më të rëndësishme të qytetit, për gllabërimin e kapitalit të kastave pushtetare-investuese me shkatërrim të tokës ndërtimore – burimit më të rëndësishëm të zhvillimit të qytetit – duke injoruar plotësisht humanizimin e qytetit dhe cilësinë e jetës në të”, shkruan Pavle Radiq në gazetën “Autonomija”.

Po e citoj edhe këtë: Fryma e vulgaritetit dhe hajnisë derdhet në masë nga elitat!Nëse mendoni se kjo s’ka të bëjë asgjë me ne, atëherë shikoni dy fotografitë të cilat i kam postuar. E para është një ndërtesë në Novi Sad, e dyta thuaja me stil identik, vetëm se edhe më e madhe, edhe më ‘kazermë’ është në Prishtinë!

(Teksti i plotë në linkun në koment. Ka edhe foto tjera të ndërtesave, duket thua se je në Prishtinë!)

Dush Gashi

https://autonomija.info/pavle-radic-kasarnizacija-novog…/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

PANORAMË E MUZIKËS BASHKËKOHORE

Arrestohet dhe burgoset këngëtarja turke pas batutës për shkollat fetare