in

Fryma njerëzore është ajo që nuk vdes kurrë!▪︎

Ahmet Asani

Te ne shqiptarët sikur sistemi klerik ashtu edhe ai shkollor, e përziejnë ‘Frymën Njerëzore” me Shpirtin e Njeriut dhe gabimisht thuhet, se ky apo ai njeri ka shpirt të keq! Në fakt shpirti i njeriut nuk mund të jetë kurrë i keq, sepse Universi respektivisht Krijuesi nuk fal shpirtra të këqi! Nga që shpirti është në shërbim të jetës, atëherë apriori ai merr kuptimin e të mirës dhe është gjithëmonë i mirë!▪︎ Sikur për botën njerëzore ashtu edhe për botën shtazore, shpirti eshtë gjithmonë ne sherbim të jetës! 

Shpirti ka vetëm dy detyra, e para ta vej në lëvizje materjen, pra ta bëjë ate të gjallë, dhe e dyta të regjistroj çdo gjë nga lindja e deri në vdekje! Pas lëshimit të trupit shpirti i këthehet Krijuesit të tij, kurse ajo që nuk vdes dhe i mbetet Njerezimit ështê Fryma Njerëzore!▪︎ 

Fryma Njerëzore është ajo e cila mund të jetë e mirë apo e keqe, e dobishme apo e dëmshme! Fryma njerëzore përfshinë mendjen, dijen, karakterin, punën, angazhimin, vepren, sjelljet në raport me familjen, rrethin, vendin, kombin e njerëzimin! Të gjitha këto e shumë tjera që lidhen me jetën dhe veprën e njeriut përbëjnë ‘Frymën’ e njeriut e cila nuk vdes kurrë!▪︎ Në krijimin e Frymës njerëzore rol të madh luan familja, rrethi, shoqëria,  shkollimi, dituria,  ideologjia dhe sistemi i vendit ku jeton individi dhe kontaktet e tij me botën etj. Në fakt shoqëria nga individi merr ate që i jep individit! 

Nëse familja, rrethi dhe shoqëria i japin njeriut dashuri, ngrohtësi, dituri, atëherë nga individi do të marrin vetëm vepra të mira!▪︎ Ne shqiptaret i kemi disa personalitete – figura te cilat me vepren, punën, sjelljet, angazhimin, mendimin, dijen e veprimin e tyre në jetë, pas vetes kanë lënë Frymën e tyre, Frymë kjo e cila me kohen eshte bere pjese e Frymës Kombëtare! Nder figurat me te shquara kombëtare shqiptare pa dyshim që janë Gjergj Kastrioti, Ibrahim Rugova dhe Nëna Tereze!▪︎ 

Këto tri figura me Frymën e tyre Njerëzore kanë lënë gjurmë te thella ne gjenetiken, epigjenetikën dhe Frymen tonë Kombetare! Janë keto tri figura tonat Kombetare, në bazë të cilave na njohin e duan miqt dhe na njohin e urrejnë armiqt!▪︎ Të shkosh sot prapa atyre që urrejnë figurën e  Gjergj Kastriotit, Ibrahim Rugovës e Nënës Tereze, t’u japësh atyre votën dhe pushtetin dhe të presësh përparim e zhvillim nacional e shtetror, ose duhet të jesh i çmendur ose t’mos kesh asnjē lugë tru në kokë!Ahmet Asani

Lini një Përgjigje

Studiuesja gjeorgjiane: Ngjashmëri intriguese midis shqipes dhe armenishtes

Në Pejë mbahet sesion shkencor me temën: ”Profesor Ernest Koliqi mendjendrituri”