in

Franca fiton ndaj Marokut

Franca ka arritur të shkojë në pozicionin ku mund ta mbrojë titullin e kampionit të botës të fituar në Botërorin e kaluar të mbajtur në Rusi, ku e kishte mposhtur Kroacinë. 

Të mërkurën Franca ka shkuar në finale, pasi në gjysmëfinale të Botërorit “Qatar 2022” e ka mposhtur Marokun,Fitorja ka qenë e pastër dhe me rezultat 2-0.Sidomos në pjesën e parë, Franca e ka dominuar në të gjitha aspektet Marokun. Francezëve nuk u janë dashur më shumë se sa pesë minuta për ta gjetur golin e avantazhit përmes Hernandez.Francezët do të mund të shënonin të paktën edhe tre gola të tjerë, sikur Giroud dhe Mbappe të ishin më konkret, por pjesëloja e parë është mbyllur me një gol.Pastaj, në pjesën e dytë, ka ardhur një dominim maroken me posedim të topit, por vetëm aq. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e nëntë kur Kolo Muani është gjetur në vendin e duhur dhe e ka çuar topin drejt rrjetës. Kjo pas një sllallomi nga Kylian Mbappe pasi paraprakisht topi është fituar në mesfushë.Me këtë rezultat edhe është mbyllur ndeshja.Finalja Francë – Argjentinë zhvillohet më 17 dhjetor.Që të dy finalistët janë fitues të dyfishtë të Botërorit. 

Franca shton epërsinë kundër Marokut

Kolo Muani nuk e ka pasur të vështirë të shënojë pas një sllallomi nga Kylian Mbappe pasi paraprakisht topi është fituar në mesfushë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e nëntë kur futbollisti i  Eintracht Frankfurt është gjetur në vendin e duhur dhe e ka çuar topin drejt rrjetës.

Franca po fiton me rezultat 2-0 kundër Marokut. 

Nëse ndeshja përfundon me këto shifra, atëherë “gjelat” takohen me Argjentinën në finale. 

Lini një Përgjigje

Rama i shoqëruar nga bashkëshortja ndezin dritat festive në Prishtinë

Messi e meriton që ta fitojë titullin kampion