in

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër Vuçiç!

Pas lajmeve të qarkulluara në Serbi për vdekjen e presidentit Aleksandër Vuçiç Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar identifikimin urgjent të personave që krijuan njoftimin e rremë të vdekjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë njoftim në mediat sociale.

Kryeprokurori Nenad Stefanoviç tha:

Këto veprime përbëjnë vepër penale që ndiqet sipas procedurave zyrtare dhe duhet të sanksionohet në përputhje me ligjin”.

Më 26 mars, përfaqësuesit e partive të shumicës në pushtet dënuan publikimin e një “çertifikate vdekjeje” të rreme me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila u shpërnda në Facebook.

Fotografinë e “njoftimit të vdekjes” me kornizë blu e ka shpërndarë edhe kryeministrja e Serbisë dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) Ana Brnabic.

jo tha se organet kompetente po bëjnë punën e tyre pasi njoftimi i vdekjes nuk është “as shaka, as argëtim”, por shqetësuese dhe paraqet “kërcënim të qartë për jetën e presidentit”.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha kjo është “një tjetër fushatë e turpshme kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”. Vuçeviç dhe zyrtarë të tjerë të SNS akuzuan koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” se qëndron pas publikimit të “njoftimit të vdekjes”.

Lini një Përgjigje

Sheshi në Pejë me emrin e “Qerim Bej Mahmutbegolli”, nënshkruesit të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë (2)

Kosova ka marrë dritën e gjelbert në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës