in

Forca bijtë e Dardanisë!”

Dardanët” kanë lëshuar një njoftim para ndeshjes që nesër Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” kanë njoftuar se nesër do të fillojnë të mblidhen nga ora 12:00. Tifogrupi i Kosovës kanë kërkuar nga të gjithë anëtarët e qyteteve tjera që t’iu bashkohen tetë orë më herët.

“Nesër Dardanët do të fillojnë të mblidhen në fan club nga ora 12:00. I ftojmë të gjithë anëtarët nga tërë qytetet që të na bashkohen në këtë orar dhe në lokacionin e cekur më sipër. Mbi tetë orë më herët do të mblidhemi, në mënyrë për t’i dhënë sharm qytetit, gëzim dhe pasion pragsfidës dhe jehonë organizimit. Me këngë, kore, pije dhe elemente tjera që i karakterizon organizmet para ndeshjeve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Dardanët” gjithashtu njoftuan se nga ora 18:00 do të nisen drejt stadiumit. Ky tifogrup ka paralajmëruar edhe një koreografi, për të cilën ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në stadium.

Njoftimi i plotë nga “Dardanët”:

“Njoftim me rëndësi për Dardanët dhe çdo tifoz që do të jetë në stadium.Siç jeni në dijeni tashmë, pritjes i erdhi fundi. Kosova jonë e dashur po i rikthehet vatrës së saj, stadiumit “Fadil Vokrri”, kurse ne si tifogrup po ashtu do të rivendosemi në sektorin e tribunave në veri pas dy vitesh mungesë për rrethana pandemike. Edhe më të bukur gjithë këtë ngjarje e bën fakti që kapaciteti i shikuesve do të jetë i plotë. Andaj, të gjithë së bashku dhe njëzëri, ta përkrahim kombëtaren tonë me atomin e fundit që kemi deri në frymën e fundit të ndeshjes.Kujdes!Nesër Dardanët do të fillojnë të mblidhen në fan club nga ora 12:00. I ftojmë të gjithë anëtarët nga tërë qytetet që të na bashkohen në këtë orar dhe në lokacionin e cekur më sipër. Mbi tetë orë më herët do të mblidhemi, në mënyrë për t’i dhënë sharm qytetit, gëzim dhe pasion pragsfidës dhe jehonë organizimit. Me këngë, kore, pije dhe elemente tjera që i karakterizon organizmet para ndeshjeve.Ndërkaq, nga ora 18:00 në kortezh, me përcjellje të Policisë së Kosovës, do t’i drejtohemi stadiumit tonë. Meqenëse numri i kërkesave për bileta është astronomik dhe interesimi për të hyrë në stadium është po aq domethënëse, ju ftojmë me mirësjellje që të na bashkoheni me kohë, sepse shumë pjesë të qytetit do të bllokohen dhe nuk dëshirojmë që të hasni në probleme logjistike për të arritur në pikën e grumbullimit.Për të gjithë tifozët tjerë, që jo domosdoshmërisht janë anëtarë të Dardanëve, por që kanë siguruar bileta për të qenë në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”, ju thërrasim dhe kërkojmë që të jeni bashkëpunues me neve.Me ditë të tëra, nga mëngjesi deri në netët e vona, jemi përkujdesur deri në detajet me të hollësishme për organizimin e ndeshjes kundër Greqisë. Kjo nënkupton që kemi bërë gati koreografi, si zakonisht, por edhe gjëra tjera që do t’i publikojmë vetëm në momentin e duhur.Secila ulëse e stadiumit e ka një material që i dedikohet koreografisë së tërë që do të dalë si një trup i vetëm. Prandaj, çdo njëri nga ju jeni të rëndësishëm. Secili nga ju duhet të bashkëpunojë në mënyrë që koreografia të dalë sa më e mirë si rezultat përfundimtar, kur t’i ngritni ato. Mos dëshmoni neglizhencë, kokëfortësi – për ta minuar një punë groteske që është bërë nga vullnetarë të epur me ditë të tëra.Ne do ta lëshojmë një sinjal se kur t’i ngritni ato materiale që do t’i gjeni në çdo vend ku do të vendoseni në tribuna. Me ta pranuar sinjalin nga ne, të gjithë në formë të sinkronizuar na përcjellni dhe në fund e gjitha do të jetësohet me një pamje mbresëlënëse. Për këtë ju premtojmë.Gjithashtu, e njëjta vlen edhe për këngë dhe kore të ndryshme. Sa më shumë që na përcjellni nga perëndimi, lindja dhe jugu, aq më mirë për të gjithë, aq më ndihmesë për lojtarët në fushë dhe aq më përjetim i bukur në përgjithësi.Faleminderit dhe shpresojmë të hasni në mirëkuptim!Dashuri që nuk shterron është Kosova!Forca bijtë e Dardanisë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Bajram Begaj president i ri i Shqipërisë

Kosova mban stërvitjen e fundit, gati për sfidën me Greqinë