in

Fjalimi i Rugovës në bekimin e gurthemelit të Katedralës me 26 gusht 2005

“Sot është një ditë e madhe për Kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptare, kosovare dhe Nënës së njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin, duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin. […]

Kosova e sotme apo Dardania antike, ishte vend i shenjtë dhe vendi më kompakt në planin nacional, gjuhësor dhe fetar, dhe shquhej në gjithë Ilirinë dhe më gjerë. Këtu i kemi martirët e parë të krishterimit, Shën Florin dhe Shën Laurin, shek. (viti) 117 dhe 135 pas Krishtit […]

Jemi të bindur se ndërtimi i Katedrales Nënë Tereza, do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit, siç ishte vepra dhe filozofia e Nënës Tereze dhe e popullit tonë dhe qytetarëve të Kosovës, pra do të jetë qendër e rëndësishme fetare, kulturore e kombëtare për të gjithë. Do të jetë simbol i dritës dhe forcimit të besimit në Zotin… njëherësh do të jetë simbol i Pavarësisë së Kosovës, që duhet të njihet sa më shpejtë nga miqtë tanë”.

– Dr. Ibrahim Rugova

Nga Fjalimi në bekimin e gurthemelit të Katedrales Shën Nënë Tereza, Prishtinë, më 26 gusht 2005

 

Lini një Përgjigje

Hoti: Osmani në vend që të jetë me Kujtim Shalën, shkoi me Fitore Pacollin

KQZ: Rreth 1500 kërkesa nga diaspora deri pasditen e sotme