in

Fjalimi i Berishës para rikthimit të tij!

Nga Sherif Ramabaja

(Shkrim i botuar në Mars – Rover)

Të dashur miq! Ju e dini që unë isha i gatshëm ta parashtroja kërkesën që të pensionohesha. Pa mahi po ju drejtohem. Isha mjeku më i mirë në Shqipëri, sa që edhe diktatori Hoxha më angazhoi që të kujdesesha për shëndetin e tij.

Nuk kisha kah t´ia mbaja përpos ta përfillja betimin e Sokratit, në të cilin ne mjekët betohemi.

Por çka ndodhi me 1991 e tutje, ju e dini fort mirë. Unë isha figurë qendrore në rrëzimin e diktaturës. E themelova PD, së cilës i kam prirë me besnikmërinë më të lartë.

Në vitin 1997 ma punuan pas shpine me Skemat Piramidale dhe e pat edhe vetë se si e shkatërruan Shqipërinë. Kjo ishte kretësisht e përgaditur nga nomenklaturat komuniste, që të më rrëzonin nga pushteti.

Unë si urragan nuk u dorëzova, proceset demokratike sërish i vura në binarë. U angazhova që Shqipëria të pranphej në Konferencën Islamike, duke shpresuar se do të thithnim investime nga bota arabe, por ata vetëm sa e mbushën Shqipërinë me xhami dhe nuk përfituam agjë prej tyre.

Të dashur miq, krenaria më e madhe e imja ishte t´i ndihmoja vëllezërit tanë në Kosovë gjatë luftës, po edhe këtu grupet mafioze u munduan të më përlynin, gjoja se unë gjatë kësaj kohe e furnizoja me karburante makinerinë vrasëse të Millosevicit.

 Ju e dini.., ju e dini që unë nuk mund ta kontrolloja çdo skaj, çdo rrugizë dhe çdo mal nga bandat mafijoze që i kishin vurë gypat.

Unë konsideroi.., unë konsideroi se suksesi për atdheun u shpagua me pranimin e Shqipërisë në NATO, ku unë skisha pushuar për asnjë moment derisa e arrita këtë qëllim.

Po t´ju them të drejtën, prapaskenat ndaj meje nuk pushuan kurr. Sërish prapa shpine ma kurdisën marrëveshjen mbi Detin dhe unë e nënshkrova. Jam i lumtur që Gjykata Kushtetuese e anuloi, po shikone se çbëri pastaj Kristaqi. Më akuzon mua se unë e kisha nënshkruar marrëveshjen mbi Detin, kurse çbëri ai kur erdhi në pushtet.

 Ndaluni këtu miq.., më dëgjoni me vëmendje.., ai e shiti Detin, e shiti dhe për ta shfajësuar veten çështjen e dërgoi në gjykatën e Hagës. Kur kemi fituar ne shqiptarët gjykatave të Evropës.., kur, më thoni mua. Pra Kristaqi mendon se ne ham bar.

Nuk është vetëm kjo që e bëri Kristaqi. Ai me Klientelat e tij të Beogradit Thaçin dhe Baton Haxhiun deshën ta ndanin Kosovën. Kur kjo i dështoi sepse Thaçin e mori Haga për ta shpëtuar Kosovën, Kristaqi u vëllazërua me të birin e Miloseviçit Vuçiqin për ta themeluar Minishengenin Ballkanik.

Kur të tërë u ngritën ndaj paftyrësisë së Kristaqit, Minishengenit me vëllaun e tij ia ndërruan emrin dhe e bënë, Open Ballkan.

Çështë kjo, më thoni mua. A sështë kjo që Serbinë ta sjellim në Shqipëri. A sështë kjo që Kosovës t´ia punojmë prapa shpine, sikurse Hoxha pas Luftës së Dytë Botërore.

 Ne t´i bashkohemi Serbisë, e Kosova t´ia mbaj kah të doj. Ky është interesi i Shqipërisë, thot Kristaqi. Vënjani gishtin kokës ju lutem, a mund të quhet kjo menquri apo është tërësisht marrëzi.

Kristaqi dështimin e tij për EU dëshiron ta zëvendësoi duke iu bashkuar Serbisë, kurse Serbia e patë se çbëri sapo Albini ia vuri reciprocitetin e tabelave.

 Serbia të tërë arsenalin luftarak e derdhi drejt Kosovës. Për çka, për dy teneqe. Si i thuhet kësaj ju lutem, ma spjegoni ju mua nëse unë e kam gabim.

Kaluan tetë vite që Kristaqi me Bashën luan si maca me miun. Unë Bashën e kisha si fëmiun tim. Ia dhash timonin e PD, kurse ai çbëri.

 Në vend se ta rrëzonte Kristaqin nga pushteti ai u kthye kundër meje. Për çka.., për prapaskenat kundër meje që Kristaqi ia kishte mbushur mendjen ambasadores Kim. Çka më akuzojnë mua për korrupcion. Apo më quajnë person nongrata. Ku mund të dokumentohet kjo, në akull, apo si.

Kristaqi shikoni ku e solli Shqipërinë, para falimentimit. I lidhur me bandat mafioze e plaçkiti Shqipërinë. Shqiptarët i largoi nga Shqipëria, kurse tash na i ngriti edhe çmimet. E filloi me bukën e doli te rryma. Na flet për reforma, ku jan ato.

 Reformën e vetme është duke e bërë zonja Kim në fushën e drejtësisë, të tjerat janë manipulime të tij, ashtu siç i manipuloi sërish zgjedhjet.

Këto gjëra më detyruan mua të kthehem sërish dhe ta marr drejtimin e PD. Pas vete të dashur miq kam edhe Bujar Nishanin dhe ……spo më kujtohen të gjithë emrat.

Ju ndoshta tash më quani një gjysh dhe mendoni se jam në moshë të shtyer, por unë nuk kam kohë për të vdekur. Shqipërinë nuk mund ta lë pa zot.

Duartrokitje dhe ovacione, gjyshi Sali Berisha, gjyshi Sali Berisha.

Ju lutem, ju lutem unë nuk kam kohë për të vdekur.

Shkrim i botuar në Mars – Rover

  

Lini një Përgjigje

Kina mund të bëhet e fuqishme por e vetmuar

“Zogjtë e qyqes” është një risi jo vetëm në letrat shqipe