Deportimet e shtetasve turq nga vendet e varura nga Ankaraja kanë ngritur shqetësime.
Më shumë se një vit më parë, shtetasi turk Harun Çelik u lirua nga një burg shqiptar për t’u transportuar drejt e në aeroport. Disa orë më vonë ai u gjend përsëri në Turqi, ku mediat shtetërore mburreshin se ai ishte kthyer në sajë të një operacioni të kryer nga shërbimet e inteligjencës turke.Çelik, një mësues, ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare në korrik 2019 gjatë përpjekjes për të hyrë në vend me një vizë të falsifikuar. Ndërkohë, në Turqi ai ishte në kërkim duke u akuzuar për rolin e tij në lëvizjen gyleniste, që akuzohet për orkestrimin e grushtit të shtetit të korrikut të vitit 2016.
Udhëtimi i tij misterioz – që të kujton praktikat e disuktueshme të kryera nga CIA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit – është i fundit në kuadrin e një sërë deportimesh të qytetarëve turq në të gjithë Ballkanin dhe vendet e tjera që varen nga Ankaraja ekonomikisht ose në këmbim të mbështetjes politike apo humanitare.
E gjitha kjo është pjese e politikës së jashtme tejet imponuese, ndonjëherë të pa kompromis nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka fuqizuar shërbimin e inteligjencës turke duke shkaktuar alarm midis aleatëve tradicionalë perëndimorë të vendit. Turqia dhe fuqitë e tjera autoritare, të tilla si Rusia dhe Kina, e shohin Ballkanin si strategjik për shkak të afërsisë së rajonit me BE.
Turqia ka qenë e përfshirë në të paktën 60 raste të marrjes së shtetasve të saj nga një vend tjetër nga 17 vende gjatë tre viteve e gjysmë, sipas grupit të vëzhguesit të demokracisë me bazë në SH.B.A, Freedom House, ku përfshihen rrëmbime nga shërbimi i inteligjencës turke ashtu edhe dëbime ku kishte pak ose aspak proces të rregullt ligjor. Ministri turk i drejtësisë tha në 2019 se 107 gylenistë të dyshuar ishin sjellë përsëri në Turqi nga jashtë vendit.
“Turqia ka bërë “rrëmbime” të paligjshme nga më shumë vende në gjashtë vitet e fundit se çdo vend tjetër në botë”, tha Nate Schenkkan, Drejtori i Strategjisë i Freedom House. “Ata nuk do të ndalen kurrë, për sa kohë që Erdogan është në pushtet. . . kjo është një përparësi aq e lartë sa për të sakfrikuar dhe synime të tjera në politikën e jashtme”.
Ndërsa qeveria shqiptare ka mohuar publikisht të gjithë përfshirjen në largimin e Z. Çelik, disa zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë nga Ballkani thanë për Financial Times se ata ishin përballur me presion “të vazhdueshëm” nga Turqia për të përmbushur dorëzimin e atyre që pretendohen si pjsemarrës në grushtin e shtetit ose përkundrazi do të përballeshin me pasoja. Turqia është një partner i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe është e përfshirë në projekte të mëdha infrastrukturore në të gjithë Ballkanin, ku ka financuar ndërtimin e disa prej xhamive më të mëdha të rajonit.


