in

Fenomeni aktoresk Sali Protopapa

Mevlan Shanaj

Në vitin 1970 pra 51 vite më parë u shfaq në ekranin shqiptar filmi “ I teti në bronx” me skenar të Dritero Agollit dhe regji të Viktor Gjikës. Ndër personazhet më emblematik ishte figura e Sali Protopapës. Me sa kujtoj në diskutimet krijuese mes regjisorit dhe aktorit Piro Mani, shkëmbenin mendime për një trajtim të karakterit ala “ Taras Bulba” të dy njihnin mirë kulturën e vërtetë ruse! Unë kisha parë një punë diplome me film të dy kineastëve shqiptarë sipas një vepre të Heminguejt.

“Askush asnjëherë nuk vdes” në rolin kryesor interpretonte studenti për regjisor teatri,  i talentuari Piro Mani. Studentët  e shkëlqyer të kamerës Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika me këtë film u vlerësuan me notën maksimale , më pas ky film u shpall fitues në Poloni në një konkurim mes studentave! Kështu bashkëpunimi për realizimin e karakterit  të Sali Protopapës po pritej me kuriozitet në mjediset tona. Gjatë  xhirimeve,  u bë kujdes me maskën e personazhit, veshjen duke u plotësuar më pas me konceptimin e figurës artistike që nga xhestet e aktorit deri në marrëdheniet dramaturgjike me shpurën e Saliut dhe kundërshtarëve !

Po lindëte sipas mërmërimave një  çudi artistike. Kjo vërtetohet edhe sot! Jo  pak herë,  përmëndet figura artistike e Sali Protopapës si një shprehi  dhe lidhet me shumë biseda sipas rrethanave. Ndonjëherë nuk e kam kuptuar këtë simpati të publikut për këtë figurë artistike! Nuk ka figurë artistike më të lakuar në Shqipëri se sa Sali Protopapa! Më ka befasuar “ pajtimi kombëtar” që ka mbritur niveli artistik i figurës se ballistit Sali Protopapa, interpretuar madhërishëm nga magjia që  ka emrin Piro Mani. Është rasti për të theksuar se niveli artistik ka mposhtur historinë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Filloi zbulimi i vrasëseve të figurave të LDK-së

Tmerri i burgjeve turke