Shkrimtari i njohur i tranzicionit, Fatos Kongoli e ka cilësuar politikën në Shqipëri një katrahurë. Ai është shprehur se askush nuk është i kënaqur me politikën përveç fanatikëve.
“Nuk e di nëse mund të gjesh një njëri përveç fanatikëve, që të jetë i kënaqur, e kam fjalën për politikën e ditës. Është një katrahurë e gjitha”, tha shkrimtari Fatos Kongoli teksa ishte i ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.
Më tej, Kongoli ka folur për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat sipas tij, fshihen nga personat që kanë probleme me to. – “Le të hapen dosjet. Unë jam shprehur herë pas here për këtë. Dosjet mesa duket fshihen nga ata që kanë probleme me dosjet”, deklaroi shkrimtari.