in

Fatmir Gjeka: Shumica qeverisëse proserbe dhe proruse në Mal të Zi s’e ka të gjatë pushtetin

Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Fatmir Gjeka, ka thënë se dëbimi i ambasadorit serb është një gjë që duhej bërë më parë, pasi sipas tij shteti në Malin e Zi e ka toleruar gjithmonë për deklarata që nuk lejohen në rrethana normale nga një ambasador.

Ai u shpreh skeptik për qeverinë e dalë nga zgjedhjet e fundit që pritet të votohet në parlament ditën e mërkurë, pasi me qëndrimet e veta proserbe dhe proruse rrezikon ta çojë vendin pas.

“Veprimi është më se i duhur. Nesër fillon debati për zgjedhjen e qeverisë së re, ku kemi përkrahës serbë dhe rusë. Megjithëse kemi qeveri ekspertësh, një pjesë janë të papërfaqësuar politikisht, por ndoshta grindja mes shumicës lë për të dëshiruar se do të ketë rezultat.

Dyshoj se mund të ketë lëvizje kursi. Mendoj se forcat evropiane janë më shumë, edhe pse sot jemi 40 nga kjo anë dhe 41 janë nga krahu tjetër, një shumicë e brishtë, por edhe aty ku subjekte pro Evropës dhe NATO-s.

Duke marrë parasysh përbërjen e kësaj shumice, vështirë se do të funksionojë, pasi 2/3 e shumicës është kundër Kosovës së pavarur”, tha deputeti shqiptar.

Ai u shpreh i bindur se shumica qeverisëse në pushtet nuk do të ketë jetëgjatësi, pasi subjektet politike brenda saj janë destruktive për kohën.

“Dyshoj se këtë vit do të shkojmë një hap prapa, por kjo shumicë nuk mund ta ndryshojë kursin e integrimit”, tha z. Gjeka.

Lini një Përgjigje

Serbia tërhiqet nga vendimi për të dëbuar ambasadorin malazez

Shumica e shkollave në Kosovë nuk zbatojnë vendimin e Qeverisë, vazhdojnë pushimin