Donald Trump JR, djali i madh i Presidentit, ka rezultuar pozitiv për koronavirus sipas një zëdhënësi personal.
Z.Trump Jr raportohet të jetë asimptomatik dhe është izoluar që nga dhënia e diagnozës.
Duke folur për CNN zëdhënësi i tij tha: “Don doli pozitiv në fillim të javës dhe ka qenë në karantinë në kabinën e tij që nga marrja e rezultatit. Ai ka qenë plotësisht asimptomatik deri më tani dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e rekomanduara mjekësore COVID-19.”
Një numër zyrtarësh të tjerë të administratës së fundmi kanë konfirmuar se kanë koronavirus.
Gjatë verës Kimberly Guilfoy, e dashura e Donald Trump Jr, ishte diagnostikuar me koronavirus, por që atëherë ajo është shëruar plotësisht.
Më shumë se 250,000 amerikanë janë vrarë nga COVID-19 që nga fillimi i përhapjes së tij në fillim të këtij viti.
Të premten u konfirmuan 2,015 vdekje, numri më i lartë ditor që nga maji.
Në të gjithë vendin 187,000 njerëz të tjerë u konfirmuan se ishin infektuar nga virusi.