Policia e Kosovës e konfirmoi se: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. Fjala është për hoxhën nga Fushë-Kosova që e ka përdhunuar vajzën e re. Hoxhën e njohin.
Policia e Kosovës jep edhe qytetin ku ka ndodh ky akt kriminal. Por dy-tre fanatikë myslimanë nuk duan ta besojnë raportin e policisë. Janë verbuar, apo e mbrojnë krimin, është vështirë të dihet.
Mos bëni përçarje fetare, thotë njëri, eshtë lajm i rrem, thotë tjetri. Por me të vërtetën nuk duan të ballafaqohen.