in

Evakuohen banorët e Vushtrisë

Banorët e një pjese të Komunës së Vushtrrisë janë evakuuar, pasi lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime, njoftoi kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Tahiri tha se gjendja “është e rënduar” dhe se në evakuimin e banorëve ka ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Shkolla fillore ‘Naim Frashëri’ në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë”, tha Tahiri.

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica!Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

Lini një Përgjigje

Arrestohet Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Kosovë, 4 humbje jete dhe 279 raste me COVID-19