Pas konfirmimit të aktakuzës dhe dërgimit në Hagë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, policia e EULEX-it ka zbarkuar në zyrat e kësaj partie, që gjendet në qendër të Prishtinës. Edhe kjo bastisje vjen pas ngritjes së aktakuzave që u ngritën nga Gjykata Speciale dhe arrestimeve të bujshme që u bënë gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat për presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e opozitës Kadri Veseli, dhe deputetin Rexhep Selimi, ndërsa pardje është arrestuar ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe është dërguar në Hagë.