in

Erosi i Dardanisë nga Ulpiana

 

Haxhi MEHMETAJ

Sipas mitologjisë antike  Erosi më së shpeshti konsiderohej si biri hyjneshës së bukurisë Afërditës dhe i hyjit të luftës Aresit.  Adhurohej si hyjni i dashurisë, epsheve dhe plleshmerisë. Zakonisht paraqitej si djalosh i bukur, më flatra, i armatosur me hark të artë e shigjeta të dashurisë, në shoqëri me Afërditën.  Më shigjetat e tij godiste hyjnitë dhe njerëzit duke nxitur pasionin e dashurisë.  Erosi i Ulpianës i takon shek. II/III pas Krishtit. Ai ka ngjashmëri më figurën e Erosit të zbuluar në qytetin antik Pula të Kroacisë. Ndodhet në Beograd së bashku më thesarin arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës, ku është dërguar në vitin 1998.

Në mesin e veprave të rralla të artit të periudhës se antikitetit benë pjesë edhe një skulpture mermeri e zbuluar në vitet 60 – ta të shekullit XX. Skulptura u zbulua gjatë kërkimeve arkeologjike në Memorien verore të qytetit antik Ulpiana, në rrënojat e një vile luksoze (vila suburbana). Paraqet kokën hyjit Eros (Amor), të thyer në anën e poshtme, të lartë 15,7cm, e cila do të ketë qenë pjesë e një tërësie të portretit të hyjit, të cilës i mungon trupi ose do të ketë qenë pjesë e një kompozicioni skulptural. 

Erosi është paraqitur  si djalosh i bukur, i zenë në gjumë, më sy të mbyllur, faqe të plota dhe flokë të gjata kaçurrele, të ndara në mesin e kokës. Ai konsiderohej si hyjni i zanafillës. Sipas Hesiodit  Erosi lindi nga Kaosi së bashku me Gjeen (tokën) dhe Tartarin (pjesa me e erret e nëntokës). Aristofani e bie si krijesë të lindur nga veja e ngjizur me bashkimin e Natës dhe të Errësirës. 

Ndërsa sipas mitologjisë antike  Erosi më së shpeshti konsiderohej si biri i hyjneshës së bukurisë Afërditës dhe i hyjit të luftës Aresit.  Adhurohej si hyjni i dashurisë, epsheve dhe plleshmerisë. Zakonisht paraqitej si djalosh i bukur, më flatra, i armatosur me hark të artë e shigjeta të dashurisë, në shoqëri me Afërditën.  Më shigjetat e tij godiste hyjnitë dhe njerëzit duke nxitur pasionin e dashurisë. Zbulimi i skulpturës së Erosit në Ulpianë dëshmon që kulti i tij adhurohej edhe në Dardani.  

Erosi i Ulpianës i takon shek. II/III pas Krishtit. Ai ka ngjashmëri më figurën e Erosit të zbuluar në qytetin antik Pula të Kroacisë.  

 

Koka e Erosit të Ulpianës (Dizajni: Dukagjin Mehmetaj) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Albin Kurti në mes të Turqisë dhe Izraelit

Kurti të vendos midis aleancës me Amerikën dhe islamo-majtistët