Erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve.
Sipas njoftimit të KEDS-it rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.
“Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet”, thuhet në njoftim.
KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur.