in

Epidemiologu serb reagon si hynë vaksinat anti-COVID në veri të Kosovës

Anëtari i shoqatës serbe “Të Bashkuar Kundër Covid-19”, epidemiologu Zoran Radovanoviq ka reaguar për hyrjen e vaksinave nga Serbia në veriun e Kosovës.

Ai shprehet kritik në qëndrimin e tij pasi thekson se veprime të tilla nuk do të bëhen nga një shtet serioz.

“Është skandal që ne kontrabandojmë vaksinat, ne ato i dërgojmë në mënyrë të paligjshme”, tha Radovanoviq.

Nga ana tjetër në një komunikim për mediet Presidenti i Serbisë, Aleksndër Vuçiq tha se Serbia do të kujdeset për qytetarët në veri të Kosovës, duke shtuar: “Nuk po rrezikohet askush duke dërguar vaksinat në veri të Kosovës”.

Lini një Përgjigje

Parlamenti malazez miraton ndryshimin e Ligjit për liritë fetare

Rama: Vaksinimi në Shqipëri do të nisë në mesin e janarit