in

Enver Hoxhaj u takua me presidentin Meta

Përmes një statusi në “Facebook”, Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër i PDK-së, ka njoftuar për takimin që kanë pasur me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon si dhe për sfidat e vitit 2020 në përballje me pandeminë dhe ekonominë.

“I shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili zhvilluam takim edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam, mes të tjerash, për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon si dhe për sfidat e vitit 2020 në përballje me pandeminë dhe ekonominë. “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se janë pajtua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit për unifikimin e qëndrimeve kombëtare në përballje me rreziqet dhe sfidat e rimëkëmbjes politike e ekonomike të shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Pse luftohej kundër katharëve në shekullin e 12-të?

OSMANI E KURTI BASHKË ME VIOLA VON CRAMON DISKUTOJNË PËR SITUATËN POLITIKE