in

Elon Musk fyen Presidentin gjerman, Steinmeier

SpaceX CEO Elon Musk and the Commander of the North American Aerospace Defense Command and U.S. Northern Command, U.S. Air Force General Terrence J. O’Shaughnessy pose for a photo in the command’s headquarters in Colorado Springs, Colorado, April 15, 2019. During Musk’s visit, he participated in conversations and round table briefings about future space operations and homeland defense innovation.

Së fundmi, Musk irritoi njerëzit me një thirrje për AfD (Partinë naciste) në një gazetë gjermane. Tani miliarderi i teknologjisë, i ka vënë sytë përfaqësuesit më të lartë të Republikës Federale.

Në Gjermani, më 23 shkurt fillon faza e nxehtë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet federale . Alternativa për Gjermaninë (AfD) pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, mund të mbështetet në një mbështetës të shquar: Elon Musk . I besuari i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, prej ditësh i jep mbështetje AfD-së . 53-vjeçari është i përfshirë drejtpërdrejt në fushatën zgjedhore dhe nuk i shmanget sulmit dhe provokimit të institucioneve më të larta demokratike të Gjermanisë. Fillimisht kancelari, tani presidenti federal.

Presidenti federal Steinmeier sheh një rrezik për demokracinë

Në fjalimin e tij për shpërbërjen e Bundestagut më 27 dhjetor, Steinmeier kishte paralajmëruar urgjentisht kundër manipulimit të zgjedhjeve në Gjermani

“Ndikimi i jashtëm është një rrezik për demokracinë – qoftë i fshehtë, siç duket së fundmi në zgjedhjet në Rumani, apo i hapur dhe flagrante, pasi aktualisht po operohet veçanërisht intensivisht në Platformën X, “tha Steinmeier. Pas prishjes së koalicionit më 6 nëntor, Musk kishte sulmuar tashmë kancelarin Olaf Scholz (SPD) në X. Musk shkroi në gjermanisht: “Olaf është një budalla”.

Dhe në një koment të ftuar në gazetën “Welt am Sonntag” në fund të dhjetorit, miliarderi i teknologjisë bëri thirrje edhe një herë që të zgjidhet AfD. Alternativa për Gjermaninë mund ta shpëtojë Gjermaninë që të mos bëhet një hije e vetvetes së saj të mëparshme, shkroi Musk atje. “Gjermania është bërë shumë e rehatshme në mediokritet – është koha për ndryshime të guximshme dhe AfD është e vetmja parti që hap këtë rrugë.”

AfD është “shkëndija e fundit e shpresës për vendin”, i cili po shkon në prag të “kolapsit të tij ekonomik dhe kulturor” dhe vetëm ajo mund të ringjallë ekonominë gjermane dhe të parandalojë humbjen e identitetit përmes një “politike të kontrolluar imigracioni”. ” “U them atyre që e dënojnë AfD-në si ekstremiste: Mos u mashtroni nga etiketa që i është ngjitur”, përfundon Musk, duke iu referuar bashkë-drejtueses së AfD-së Alice Weidel , e cila ka një partnere nga Sri Lanka. “A ju tingëllon si Hitleri? ju lutem!”

Shkëmbim mes Musk dhe liderit të AfD Weidel

Tani ndihma e fushatës së Musk për AfD-në mund të bëhet edhe më konkrete. Sipas zëdhënësit të tyre, mes tij dhe Weidel janë duke u zhvilluar plane konkrete për një takim në një lloj talk show. “Ne jemi tashmë në diskutime për një X-Space mes të dyve,” tha zëdhënësi Daniel Tapp për revistën e lajmeve “Spiegel” dhe Agjencinë Gjermane të Shtypit. Një X-Space është një transmetim i drejtpërdrejtë i bisedave në Platformën X të Musk.

E pyetur nga mediat gjermane, Zyra e Presidentit Federal, reagoi me shumë kujdes ndaj sulmit të Steinmeier nga Musk. Është vërejtur komenti më i fundit, por nuk është bërë asnjë koment tjetër. Qeveria federale u soll në të njëjtën mënyrë, me sa duket nuk donte t’i jepte më hapësirë amerikanit në fushatën zgjedhore.

Kërkesa për instrumente ligjore kundër lajmeve të rreme

Reagimi i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD) në pushtet ishte edhe më i qartë. “Kjo nuk është e mundur,” tha kreu i SPD Lars Klingbeil në Instagram. Musk vazhdimisht përpiqet të “përdor ndikimin e tij për të ndikuar në rrjedhën e politikës botërore”. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Komisioni i BE-së i kërkohet të kundërshtojë këtë pushtet.

Klingbeil: “Ne kemi nevojë për instrumente ligjore kundër lajmeve të rreme, gjithashtu për të thyer fuqinë e njerëzve individualë”. “Elon Musk po përpiqet të bëjë atë, që po e bënë Vladimir Putin. Të dy duan të ndikojnë në zgjedhjet tona dhe të mbështesin veçanërisht armiqtë e demokracisë, AfD-në.”

Kreu i grupit parlamentar të SPD, Rolf Mützenich, i kërkoi “Spiegel”-it të sqarojë “nëse mosrespektimi i përsëritur, shpifja dhe ndërhyrja në fushatën zgjedhore janë shprehur edhe në emër të qeverisë së re amerikane”. Mützenich akuzoi Musk për kalimin e ” kufirit midis shteteve mike”.

Bashkëdrejtuesi i SPD, Saskia Esken foli për agjencinë e lajmeve Reuters për “sulme të nivelit të ulët” ndaj Kancelarit dhe Presidentit. “Ky është kalim i çdo kufiri, jo dinjitoz dhe tregon mungesë respekti për demokracinë tonë. Elon Musk skualifikon veten me çdo kontribut të mëtejshëm,” tha ajo për Reuters.

Shoqata e Gazetarëve paralajmëron redaksitë kundër instrumentalizimit

Friedrich Merz, kandidati për kancelar i CDU- së konservatore , i quajti deklaratat e Musk për gazetat e grupit mediatik Funke “të tepruara dhe mendjemadhe” dhe kritikoi: “Nuk mund të kujtoj një rast të tillë krahasues, të ndërhyrjes në fushatën zgjedhore në historinë e demokracive perëndimore miqësore. Dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck nga të Gjelbrit shpjegoi se sulmet e Musk kishin “logjikë dhe sistem” dhe kishin për qëllim dobësimin e BE-së.

Komenti i Elon Musk në “Welt am Sonntag” alarmoi edhe Shoqatën e Gazetarëve Gjermanë (DJV). Kryetari i saj federal Mika Beuster paralajmëroi të gjitha ekipet editoriale që të mos lejojnë veten, të shfrytëzohen në fushatën zgjedhore federale dhe të trajtojnë me kujdes kontributet e të ftuarve. “Mediat gjermane nuk duhet të lejojnë që të keqpërdoren si zëdhënëse për autokratët dhe miqtë e tyre.”

Strategjia e deklaratave të Elon Musk

Personi ndoshta më i pasur në botë, ka të ngjarë që me sulmet e tij të ketë interesat e tij ekonomike . Në artikullin e tij, ai vlerësoi AfD-në për planet e saj për të “ulur mbirregullimin e qeverisë, uljen e taksave dhe çrregullimin e tregut”. Një nga përfituesit do të ishte fabrika e tij Tesla në Brandenburg (Gjermani), fabrika e parë e makinave elektrike të prodhuesit amerikan në Evropë.

Por Musk, me 200 milionë ndjekësit e tij në mbarë botën, ndjek gjithashtu një axhendë politike globale, që synon të promovojë forcat e krahut të djathtë. Thuhet se ai i ka premtuar partisë populiste të djathtë britanike Nigel Farage donacione prej 95 milionë eurosh, për të mbështetur partinë e tij.

Musk mban gjithashtu kontakte të ngushta me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe partinë e saj të krahut të djathtë Fratelli d’Italia. Lidhur me planet e qeverisë në Romë për të akomoduar emigrantët në Shqipëri, të cilat u ndaluan nga gjyqtarët.

Nga Ralf Bosen, Oliver Pieper. Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

“Fshesarja e Republikës”, përplasja mes individit dhe sistemit – një roman nga Anisa Markarian!

Italia, thirrje ambasadorit të Iranit për lirimin e gazetares Cecilia Sala