in

Edi Rama si Enver Hoxha

Gani Mehmetaj

Kur shqiptarët e Kosovës mbyteshin në gjak nga partizanët serbo-malazezë dhe nga ushtria jugosllave, Enver Hoxha shkoi në Beograd të takohej me Josip Boz Titon dhe ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë. “Kosovarët” i shpalli armiq, ushtria e tij i luftoi egërsisht ballistët-nacionalistë, partizanët  shqiptarë pushkatoi shumë shqiptarë të Kosovës “armiq të Jugosllavisë”. Kështu u bë aleanca me shtetin më armiqësor të shqiptarëve

Të njëjtën gjë po e bënë nipi i tij Edi Rama. Bën aleancë me shtetin më armik të shqiptarëve, Serbinë.

A do të krijojë Dardania aleanca të reja që t’i kundërvihet Serbisë, Rusisë dhe Shqipërisë? Apo do të futemi në shtjellën e zezë të kësaj aleance që do të na përpijë. Unë shpresojë se kjo aleancë do të shprishet shpejt mu si aleanca e Enver Hoxhës me Joip Broz Titon.  

Nuk e lejuan Fuqitë e Mëdha Jugosllavinë ta gllabëronte Shqipërinë, edhe  pse Enver Hoxha ia dorëzoi në pjatë. Nuk do ta lejojnë shtetet perëndimore Serbinë që ta gllabërojë Shqipërinë, sepse edi rama ia ofroi në pjatë.

Nuk dua të besojë së ushtria shqiptare e komanduar nga Edi Rama do të vras shqiptarë të Dardanisë, nëse i kundërvihen serbëve aleat të Shqipërisë, ashtu sikurse i vriste dikur Enver Hoxha “kosovarë” që nuk i donin “vëllezërit serbë”.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Krushq n'derë t'hasmit!

Rama propozon mbledhje të përbashkët mes qeverive Kosovë – Shqipëri !