in

Edhe në Mitrovicë filloi dekorimi i qytetit për festat e fundvitit

Përfaqësues të biznesit dhe të shoqërisë civile kanë marrë iniciativën që, megjithatë, edhe qyteti buzë Ibrit të dekorohet për festat e fundvitit, ndërsa komuna për shkak të pandemisë dhe gjendjes së rëndë ekonomike nuk ka ndarë fare mjete.

Hysni Syla

Zyrtarët e komunës së Mitrovicës ditë më parë njoftuan se për shkak të pandemisë dhe gjendjes së rënduar ekonomike, për festat e këtij fundviti nuk do të ketë dekorim të qytetit.

Mirëpo, janë përfaqësues të biznesit dhe të shoqërisë civile ata që kanë marrë iniciativën që megjithatë, edhe qyteti buzë Ibrit të dekorohet për festat e fundvitit, në mënyrë që sadopak të krijohet një ambient më i ngrohtë për qytetarët, andaj edhe kanë filluar që konkretisht të realizojnë nismën e tyre.

Nënkryetari komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha për Dardaniapress, se për dekorimin e qytetit komuna nuk do të ndajë mjete materiale fare. “Kemi thënë dhe do të mbajmë fjalën se nuk do të ndajmë mjete materiale për dekorim të qytetit, jo pse nuk dëshirojmë, po për shkak të gjendjes së rënduar ekonomiko-sociale.

“Gjithmonë e kemi në plan të parë interesin e qytetarëve. Prandaj po bëjmë përpjekje që në mënyra të ndryshme të ndihmojmë sa më shumë qytetarë në nevojë me gjendje të rënduar ekonomike dhe në këtë kohë pandemie”, tha ai.

Sidoqoftë, Mujka tha në vazhdim se iniciativën e përfaqësuesve të bizneseve dhe të shoqërisë civile do ta mbështesim me logjistikë dhe duke ndërmjetësuar, me qëllim që edhe qytetarët tanë të kenë një atmosferë sa më të ngrohtë dhe festive për festat e fundvitit. “Prandaj, shfrytëzoj rastin që të falënderoj bizneset dhe shoqërinë civile për këtë iniciativë”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka. 

Lini një Përgjigje

SHBA: Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së

Me ardhjen e Joe Bidenit serbët paralajmërojnë kthesa dramatike