in

E hodhi flamurin e Kosovës në WC, ambasada e jonë e fton të mbajë fjalim

Aktivisti i njohur i Lëvizjës Vetëvendosje, Frasher Oseku i cili vite më parë kishte përdhosur flamurin e Kosovës duke e hedhur atë mbi guacën e WC’së, duke thënë se ky flamur e ka vendin  këtu, i njëjti njeri është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Stkoholm, për të mbajtur një fjalim.

Ky gjë u bë e ditur nga Frasher Oseku, i cili ka shpërndarë në Facebook fjalin e tij të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Suedi.

Por cila kishte qenë arsyeja që e shtyri të bëjë këtë ftesë ambasadoren e Kosovës në Suedi, Shkendije Gecin?

Kjo ftesë e bërë, nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci supozohet të jetë bërë me dëshirën e saj për t’u ofruar më shumë me pushtetin e ri.

Por kush ishte Frasher Oseku dhe si kishte ndodhur arrestimi i tij

Katër vjet më parë aktivisti Frasher Oseku, ishte përfshirë në një debat virtual me Arbana Xharrën, ku njëherit edhe përdhosi flamurin e Kosovs duke e hedhur atë në mbi guacën e WC-së.

“Arbana Xharra po thote qe ne te ” VV-se” nuk e dojme lecken e kalter?! Une vendin e duhur i jap dhe do i jap leckes. Une vendin e duhur i jap dhe do i jap leckes”, kishte shkruar Oseku

E këtij shkrimi ia ka kishte bashkangjitur një fotografi ku shihet falmuri i Kosovës i vendosur mbi guacën e WC-së.

Tërë kjo storie ngjalli reagime të shumta, ku njëherit edhe e bëri të famshëm Osekun.

Ndërkaq një vit më vonë u arrestua nga Policia e Kosovës, dhe u lirua dhe ku njëjti bëri të i ngjallë aktivistë të shumtë të VV’së, duke reaguar nëpr rrjetet sociale për lirimin e tij, ku edhe lirimi i tij ndodhi brenda ditës, shkruan Periskopi.

Lini një Përgjigje

Israel Adesanya pëson humbje

Zhduken dy të mitura…