in

Dyshohet se një ari u shfaqë mbrëmë në Parkun ‘Karagaç’ në Pejë

Një video është bërë virale, ku dyshohet se një ari është parë natën e mbrëmshme në afërsi të parkut “Karagaç” në Pejë dhe e njejta është ndarë në rrjetet sociale, duke ngritur shumë pikëpyetje të qytetarët.

Videoja është publikuar nga ‘Gazeta Sinjali’.

Lidhur me rastin, ‘RADIO 1’ ka kontaktuar me toger Fadil Gashin – Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, i cila ka thënë, se për rastin dhe dyshimet, deri më tash nuk është raportuar diçka e tillë as nga ana e qytetarëve të mundshëm të rastit e as nga ata që e kanë nxjerrë videon virale.

“Në rrugë zyrtare nuk kemi asgjë derisa po flasim. Nuk është raportuar diçka e tillë as nga ana e qytetarëve të mundshëm të rastit e as nga ata që e kanë nxjerrë videon virale. Normalisht që do fillohet me analizën e informacionit. Më tepër në këtë fazë nuk mund të flas asgjë.”-tha toger Gashi për ‘RADIO 1’/Njeshi/

Lini një Përgjigje

“Shamanët”, njësia sekrete ukrainase që po sulmon rusët

Putin del për herë të parë nga Rusia që prej pushtimit të Ukrainës