in

Dyndje drejt plazhit/ Trafik i rënduar në Milot

Fundjava është shoqëruar me fluks të lartë pushuesish në drejtim të bregdetit të Lezhës, por jo vetëm. Që në orët e para të mëngjesit automjetet kanë krijuar rradhë të gjata duke krijuar një kaos në rrugën Fushë-Milot.

Kryesisht automjetet vijnë nga Kosova përgjatë rruges së Kombit, dhe në disa raste pati edhe bllokim të qarkullimit sidomos në kryqëzimet e plazheve të Tales dhe Shëngjinit.

Përgjatë tre muajve të verës ky aks rrugor bëhet i pa aksesueshëm për shkak të trafikut dhe masave të cilat nuk merren nga autoritetet përkatëse sa i takon zgjerimin të rrugës, për të shmangur këtë kaos.

Lini një Përgjigje

Deputetët zviceranë ‘shuplakë’ BE-së, i dalin në mbrojtje Kosovës: Stop masave, faji është i Serbisë!

Keni bërë plane për plazh? Si pritet të jetë moti sot