Në të shtënat e para, dy sulmues të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri mbi njerëzit pranë një fushe basketbolli në park.
Policia e Shtetit në Florida njoftoi të dielën mbrëma se po heton dy të shtëna të ndara në Miami në të cilat 12 persona u plagosën. Në të shtënat e para, të cilat ndodhën në Little River Park në veri të Miamit në orën 19:00 me kohën lokale, dy sulmues të paidentifikuar qëlluan nga një armë zjarri në drejtim të njerëzve pranë një fushe basketbolli në park. Tetë persona u plagosën, gjashtë prej të cilëve ishin kritikë, përfshirë një djalë 16-vjeçar.Katër persona u plagosën në një qitje të veçantë në rrethin Allapattah të qytetit, njoftoi policia. Viktimat u transportuan në Spitalin Jackson Memorial Ryder Trauma Center dhe janë në gjendje të qëndrueshme.Oficerët e mi janë në skenën e një tjetër të shtëne tragjike që përfshin të rinj. Kjo formë e dhunës së armatosur duhet të ndalet”, shkroi shefi i policisë së Qarkut Alfredo Ramirez në Twitter.Ende nuk është përcaktuar nëse të dy të shtënat ishin të lidhura.