in

Dy vajza në Ferizaj bien nga kati i katërt, njëra vdes

Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të të një objekti banesor.

Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë.

Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare.

Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Për informata tjera ju njoftojmē mē pas ka bërë të ditur zëdhënësi i PK për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Lini një Përgjigje

Historia si "nëpër filma" e veteranit amerikan që rrëzoi 4 avionë sovjetikë dhe e fshehu për 50 vite

Çfarë ndodh me motin të dielën