in

Dy të vdekur pasi një makinë goditi disa këmbësorë në Gjermani

Dy njerëz kanë vdekur pasi një makinë goditi disa këmbësorë në qytetin gjerman të Trier, tha policia të martën, duke cituar hetimet fillestare.

Policia e ka arrestuar ngasësin e veturës.

Transmetuesi lokal publik SWR raportoi se 10 persona të tjerë ishin plagosur, duke cituar kryetarin e qytetit të Trierit, Wolfram Leibe, ndërsa një zëdhënës i policisë konfirmoi se “disa” njerëz janë plagosur.

“Kujdesi për të plagosurit është me përparësi të madhe”, shkroi policia në Twitter, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit.

Policia dhe shërbimet e emergjencës menjëherë pas incidentit e kanë bllokuar qendrën e qytetit.

Lini një Përgjigje

Anadollakët shqipfolës

Jep dorëheqje mjeku që këshilloi Trumpin për koronavirus