in

Dy persona të armatosur plaçkitën “Western Unionin” në Prishtinë

Një grabitje e armatosur, në një nga filialet e “Western Unionit”, rreth orës 18:35, ka ndodhur sonte, në Prishtinë.

Lajmin për këtë grabitje e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 18:35 është marrë një informatë se në rr. “Eqrem Çabej” në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, ku dyshohet se grabitësit nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta. Sipas informatave, njëri nga të dyshuarit në dorë ka pasur një armë të shkurtër dhe tjetri një thikë, kishin të veshura trenerka ngjyre të mbyllur dhe maska anti-covid dhe kanë ikur drejtim të Bregut Diellit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vend ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë.

Lini një Përgjigje

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, kolona të gjata në Hungari

Vuçiq: Sa të jem kryetar i Serbisë nuk do ta njoh Kosovën