in

Dy persona humbën jetën në një aksident trafiku Viti

Në një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur mesnatën e së shtunës, në rrugën “Kllokoti” në Viti, kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një tjetër është lënduar rëndë, ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin e saj gjatë 24 orëve të fundit.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit është shtuar shumë numri i aksidenteve me fatalitet, por edhe me lëndime trupore.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë vetëm një automjet me ngasës mashkull i Kosovës, i cili ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka goditur në një ujëmbledhës nga betoni. Si pasojë e aksidentit dy persona meshkuj, të Kosovës, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër mashkull i Kosovës është i lënduar rëndë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion. I lënduari gjendet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

 

Lini një Përgjigje

Politico: Anglia në bllokimin e dytë njëmujor të koronavirusit

Mjekëve u mungojnë edhe mjetet mbrojtëse në kohë pandemie