in

Dy oficerë të rinjë shqiptarë tallen me ushtarët grekë nën komandën e tyre

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket se 2 shqiptarë po u japin urdhra ushtarëve grekë.

Pas publikimit të kësaj videoje, autoritetet janë tronditur dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

Në video 2 të rinj me origjinë shqiptare, duke sikur po “përshëndesin” shokët tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Sipas mediave greke, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

Ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

Nëse lexoni komentet poshtë videos do të shihni se sa të zemëruar janë grekët me këtë tallje nga oficerët e rinjë shqiptar. Ata thonë se nuk është me vend që ata janë në lidhje direkte me Tiranën duke u lëvdëruar se si e kanë ushtrinë greke nën komandën e tyre. Pothuajse që të gjitha komentet kanë ton pezhorativ për shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Rrahin policin që kontrollonte për maska në një restorant, e lirohen menjëherë

Armin Laschet: Ai mund të punojë me të gjithë