in

Dy mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Hungari

Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që ka ndodhur në Hungari.

Dy mërgimtar nga Kosova, Kushtrim Hoxha nga Prizreni e Jetmir Rexhepi nga Rahoveci, vdiqën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në Hungari. 

Aksidenti ndodhi pasi vetura e viktimave dyshohet se është përplasur me një kamion, kurse lajmin e dhanë familjarët. 

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me  ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe  bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë  automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar  dhe  prindër të rinjë”, ka shkruar një familjar në llogarinë e tij në Facebook.

Të ndjerët ishin miq dhe lanë pas vetes, njëri vajzën katërmuajshe e tjetri djalin 1 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ishte Halil e u bë Ndrekë, 69 vjeçari që kërkon ndërtimin e Kishës Katolike në Skenderaj

Shteti Islamik në Afganistan përgjegjës për shpërthimet në Iran