in

Durrës, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, moti do të përkeqësohet gjatë së premtes dhe së shtunës.

Era do të ketë drejtimin jug-juglindje, me shpejtësi 15-20 m/s, në forcën 6-7 bft dhe lartësi dallge 2 deri 3 metra.

Autoriteti detar bën me dije se ka marrë masat duke ndaluar dhënien e lejeve për nisje lundrimi për datat 10 dhe 11 nëntor, për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Autoritetet detare kanë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 10-11 nëntor 2023.

Sipas DPD, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 16:00 të së shtunës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Në KultPlus Caffe Gallery u shënua 85 vjetori i Kristallnacht, historia e mbijetesës së hebrenjve erdhi nëpërmjet librit “Njeriu më i lumtur në botë”

Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kanë pasur njohuri për sulmin e Hamasit