in

Dua Lipa bëhet ambasadore e “Pumas”

Dua Lipa, këngëtare me origjinë nga Kosova, deri më tani ka korrë suksese të mëdha në karrierën e saj si këngëtare.

Ajo tashmë ka krijuar projekte të shumta dhe mjaft të suksesshme, ndërsa falë tyre ka arritur të grumbullojë një pasuri të madhe. Sidoqoftë, 25 vjeçarja së fundmi njoftoi se është bërë ambasadore e top brendit “Puma”. Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë në Instagram, në të cilin shfaqet mjaft atraktive e veshur në “Puma”. “Shumë e emocionuar t’ju njoftoj se jam bashkuar me familjen e Puma, si ambasadore e markës së tyre. Mezi pres që të shihni se çfarë kemi për ju”, ka shkruar ajo.

Lini një Përgjigje

Trump, Biden dhe "gjermanët e mallkuar"

Si e ndryshoi botën sot një vit paraqitja e rastit të parë me Covid-19 në Kinë