in

Dronët Bayraktar pas Serbisë, arrijnë edhe në Kosovë?

Pas Serbisë edhe ushtria e Kosovës është pajisur me dronët Bayraktar, për të cilët muaj më parë Ministria e Mbrojtjes kishte nënshkruar kontratë me një kompani prodhuese në shtetin e Turqisë.

Siç mësojnë mediat, dronët kanë arritur gjatë dy ditëve të kaluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe për këtë kishte edhe prani të shtuar të Forcës së Sigurisë në zonën VIP të Aeroportit.

“Me 20 tetor 2020 një delegacion i shtetit serb ka udhëtuar në Anakara, ku do të lidhë një marrëveshje për blerjen e dronëve luftarakë të njohur me emrin “bajraktar”.

Sipas medieve të Serbisë, ministri i Financave në Serbi Sinisha Mali, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes për burime materiale, Nenad Milloradoviq kanë udhëtuar për në Turqi.

Me 2021 Turqia ka nis një kontigjent të dronëve në Serbi, madje me një fluturake të tillë të prodhimit turk thuhet se vjet e cënoi territorin e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Ushtarakët e FSK-së, në krah të mijëra ushtarakëve të 25 vendeve të NATO-s

Goditet banda e drogës në Spanjë, organizata drejtohej nga dy shqiptarë