Deputeti me prejardhje shqiptare, lider i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazoviq, pritet që ta marrë postin e zëvendëskryeministrit në Mal të Zi.
Mediat në Podgoricë raportojnë se kryeministri në ardhje, Zdravko Krivokapiq, e ka bërë të ditur këtë informacion.
Mirëpo, nuk është përjashtuar që Abazoviq njëkohësisht të ketë edhe postin e ministrit të Mbrojtjes apo ministrit të Brendshëm.
“Nuk dua të flas për ministri të caktuara, por kemi qëndrime të harmonizuara me zotin Krivokapiq. Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë nuk duhet të drejtohen nga anëtarë të partive politike. Nuk mund të them se për cilat departamente jemi duke diskutuar aktualisht, pasi kjo do të vështirësonte negociatat, por është e qartë se për çfarë bëhet fjalë”.