in

Dritan Abazoviq: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”, pohoi politikani shqiptar, duke iu drejtuar deputetëve të DPS, raporton Malesia.org.

Kjo është vetëm një pjesë e debatit që ka vazhduar për ca kohë në parlamentin e Malit të Zi, ku po diskutohet qeveria e re malazeze, por Abazoviq vazhdoi të akuzojë deputetët e partisë e DPS-it.

Gjersa deputetët opozitar replikuan me Abazoviqin duke i thënë që të merrte një qetësues para se të vinte në parlament dhe “të mos bërtiste”. Ata gjithashtu e quajtën prezantimin e tij “zhurmë dhe zemërim”.

Ai gjithashtu pohoi se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi.

“Mos më folni ju (deputetët e DPS-it) për të drejtat e komuniteteve. Unë nuk jam serb, as malazez. Jam pjesëtar i komunitetit më të shtypur. Vij nga një komunë jugore, e cila është më e varfra në vend”, theksoi ai

Lini një Përgjigje

Shqipëri, 19 të vdekur dhe 846 raste pozitive me koronavirus

Studimi që flet për rrëzimin e Albin Kurtit – kjo është lidhja e autorit me Vetëvendosjen