Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë ditës së sotme ka vizituar Prizrenin.
Ai me këtë rast ka takuar në Prizren përfaqësuesen e boshnjakëve, ish- deputeten dhe ish-ministren, Emilija Rexhepi, e cila kët lajm e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
Bashkë me Rexhepin, ishte edhe Fidan Jilta, e cila ka siguruar votat për deputete nga Kosova Demokratik Turk Partisi.
Znj. Rexhepi ka postuar edhe fotografinë e takimit që ka pasur së bashku me Abazoviçin.
Vizita që Abazoviçi i bëri të martën Prizrenit ishte private dhe nuk ka qenë e paralajmëruar.