in

Drejtësia amerikane nuk fal, shkon në 400 numri i të arrestuarve

Prokurorët amerikanë kanë njoftuar se do të jenë të paktën 100 persona të tjerë ndaj të cilëve do të ngrihen akuza në lidhje me sulmet e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Nëse këto akuza do të depozitohen do të shkojë 400 numri total i njerëzve që do të përballen me drejtësinë amerikane. Agjensia Reuters e ka publikuar lajmin pas paraqitjes së dokumentave në gjykatë, këtë të premte, në kuadrin e një çështjeje konspiracioni të gjerë, ku janë përfshirë edhe nëntë anëtarë të organizatës anti-qeveritare “Oath Keepers”, të cilët përballen me akuza për konspiracion gjatë sulmeve ndaj Kapitolit. Tre anëtarë të tjerë të këtij grupi janë arrestuar.

Nga pothuajse 800 mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump që hynë me forcë në godinë në përpjekje për të zhbërë humbjen e tij gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, mbi 300 janë akuzuar tashmë, dhe akuza të reja vazhdojnë të ngrihen çdo ditë.

Lini një Përgjigje

Dardan Stublla, bashkëshorti i Meliza Haradinaj, kërcënon Albana Bytyqin

Pandemia lë pa viza bizneset kosovare